Edhe diplomati i ri anglez flet shqip

Edhe ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Republikën e Kosovës që do e zëvendësojë Ruairi O’Conell po mëson gjuhën shqipe.


Nicholas Abbott është emri që do ta zëvendësojë Ruairi O’Conellin, si ambasador i ri i Britanisë së Madhe në Republikën e Kosovës.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga Ministria e Jashtme e Britanisë.

“Abbott është emëruar ambasador i Madhërisë së Saj në Republikën e Kosovës, ai do ta pasojë Ruairi O’Connellin i cili do të transferohet në një tjetër shërbim diplomatik”, ka bërë me dije ministria e Jashtme e Britanisë.

Gazeta Metro ka mësuar se Abbott është duke ndjekur kurset e gjuhës shqipe në Gjakovë.

Kujtojmë se gjuhën shqipe, e fliste pa problem edhe ambasadori që do e lë këtë detyrë, O’Conell.

Ndryshe, Abbott do të marrë detyrën gjatë shtatorit të këtij viti. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.

I dërguari i ri i Londrës në Kosovë ka shërbyer në misione të ndryshme nëpër botë.

Lini Një Koment