Edhe George e Amal Clooney po bëhen prindër me binjakë

George Clooney ka marrë një lajm të papritur por, edhe shumë të bukur nga gruaja e tij Amal Clooney. Ajo është shtatzënë dhe po pret binjakë.

Çifti është martuar në vitin 2014 në Venecia. Një burim për CBS ka thënë se ata janë shumë të lumtur.

Për 55-vjeçari kjo është martesa e tij e dytë dhe nuk ka fëmijë në martesën e mëparshme. Ndërsa për Amal është martesa e parë.