Edhe Michael Platini uroi Fadil Vokrrin

Fadil Vokrri ka marrë urime të shumta pas debutimit të Përfaqësueses së Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Botëror.

Njëri prej tyre ka qenë edhe ish presidenti i UEFA-s, Michael Platini.

Në një njoftim të FFK-së, thuhet se Platini ka qenë ndër personalitetet e para që ka uruar presidentin Vorrki.

“Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ka qenë ndër personalitet e para ndërkombëtare që e ka uruar dhe përgëzuar kryetarin e FFK-së, Fadil Vokrri, për debutimin e suksesshëm të Përfaqësueses së Kosovës në kualifikimet e Botërorit “Rusia 2018”. Legjenda franceze e futbollit ka përgëzuar kryetarin Vokrri dhe gjithë komunitetin e futbollit në Kosovë për paraqitjen dinjitoze në ndeshjen kundër Finlandës, e cila u mbyll baras, 1:1, duke uruar që Kosova të vazhdojë me paraqitje të tilla edhe në ndeshjet e ardhshme kualifikuese”, thuhet në njoftimin e FFK-së