Edhe në Deçan motivi i vrasjes së dyfishtë është hakmarrja

Dy persona janë vrarë në fshatin Shaptej të komunës së Deçanit pak çaste më parë. Gazeta Express ka mësuar se viktimat janë Burim Ramaj (1983) dhe R.Ramaj.

Motivi i vrasjes besohet të ketë qenë një zënkë e mëparshme  ndermjet familjes Ramaj dhe familjes Lushaj.

Deri tani siç ka bërë me dije policia e Kosovës një person është arrestuar si i dyshuar për vrasje dhe një tjetër është në arrati.