Edhe në Shqipëri nisi viti i ri shkollor, në banka 480 mijë nxënës

Në të gjithë Shqipërinë sot ka nisur viti i ri shkollor 2018-2019. Në bankat e shkollës pritet të ulen sot 480 mijë nxënës.

Sipas Ministrisë së Arsimit rezulton se rreth 32 mijë nxënës do të shkojnë sot për herë të parë në shkollë , që do të nisin klasën e parë.

Ky vit shkollor ndryshe nga vite e tjera ka risi librat falas për nxënësit e klasë së parë dhe të klasës së katër, si dhe libra falas për kategori të tjera sociale si familjet në nevojë dhe fëmijët jetim.

Në të gjithë qarqet e vendit, bashkitë institucionet arsimore prej muaj kanë nisur përgatitjet për pritjen e nxënësve në fillimin e vitit shkollor.

Lini Një Koment