Edi Rama: Reforma në drejtësi është e lidhur me reformën e pronës

Në një aktivitet të zhvilluar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, kreu i ekzekutivit tha se ajo që gjykata i ka bërë pronës nuk i ka bërë asnjë pushtues vendit tonë.

Rama: Nëse ka një temë që lidhet drejtpërdrejt me temën e reformës në drjetëi është reforma e pronës. Reforma në drejtësi perceptohet si instrument për të goditur zyrtarët e lartë që përzihen në kanalet e korrupsionit, por nëse reforma në drejtësi  i duhet këtij vendi dëshpërimisht, A-ja është për ti dhënë fund përmes një drejtësie të drejtë padrejtësis së kthyer në sistem në tërësi dhe në vecanti padrejtësisë së kthyer në sistem kur vjen puna tek e drejta e pronës.

Çka i kanë bërë pronës gjykatat  e këtij vendi nuk ja ka bërë asnjëherë në shekuj asnjë pushtues i këtij vendi dhe çfarë kanë arritur ti bëjnë gjykatësit e korruptuar kur kanë gjykuar pronën nuk ka arritur ti bëjë asnjë armik dhe nuk do tja bënte asnjë armik sado i betuar.

Rama tha gjthashtu se kjo reformë ka një afat. Ndërkohë që theksoi se në tre vjet do të përfundojë i gjithë shqyrtimi i kërkesave të patrajtuara në 20 vjet.

Rama: Kjo reformë bën të qartë se më në fund kemi një afat për ti mbyllur të gjitha cështjet e pronës dhe për ti dhënë përgjigje atyre që me të drejtën e zotit dhe të kushtetutës pretendojnë kompensim të pronës së tyre. Një proces që ishte pa afat, pa rrugë dalje pa shpresë, sot ka afat, ka rrugëdalje, ka shprësë.  Mbyllet procesi i vlerësimit financiar i të gjitha vendimeve të dhëna për këto 22 vjet për kthim apo kompensim. Në 3 vjet do të përfundojë shqyrtimi i kërkesave të patrajtuara që prej 20 e kusur vitesh i kanë lënë njerëzit në pritje.