Edmond Ademi: Qeverinë e ardhshme do ta formojë LSDM- ja!!

Protagonist i rradhës në intervistën “3pyetje nga Mensur Krasniqi” të Almakos për këtë fillimjavë është anëtari i kryesisë së LSDM-së dhe këshilltar i liderit të kësaj partie, Edmond Ademi. Ai në kuadër të kësaj interviste ka shprehur qëndrimet lidhur me rezultatin e zgjedhjeve, mosaprovimin e ankesave të LSDM-së dhe Lëvizjes BESA në KSHZ si dhe formimin e qeverisë së re. Sipas tij një gjë është e sigurt, tani pas fjalimit skandaloz të Nikolla Gruevskit kundër faktorit ndërkombëtar, përjashtohet çdo mundësi për formimin e qeverisë me VMRO-në, dhe se e drejta legjitime për të koalicionuar me partitë shqiptare për qeveri i takon LSDM-së.

Mensur Krasniqi: Fillimisht a mund të na thuani cili është vlerësimi juaj mbi rezultatin e zgjedhjeve. A arriti LSDM të fiton atë çka e ka planifikuar, ose pritshmëritë ishin më të mëdha?

Edmond Ademi: Absolutish po. Mbi 434.000 vota të pastërta, vota për një jetë më të mirë dhe dinjitoze për gjith qytetarët e Maqedonisë. Gjith ata vota janë vota të sinqerta, të pastërta, votë e lirë, pa shantazhe, pa kërcime dhe pa blerje, që nuk është rast me oponentin tonë politik i cili vuri në funksion tërë mekanizmat shtetrorë, kërcnime, shantazhe e blerje të votës. Qëllimin ja arritëm. Regjimi i Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së mori fund.

Mensur Krasniqi: Si i gjykoni vendimet e KSHZ të cilët hodhën poshtë thuajse të gjitha ankimimet e Lëvizjes BESA dhe LSDM-së, duke i cilësuar ato si të pabaza?

Edmond Ademi: Për fat të keq duhet të konstatojmë se KQZ nuk ishe në nivelin e duhur, dhe tregoi shumë mëngësi, madje edhe në disa raste edhe mosnjohje të kodit zgjedhore, me çka dëmtoi LSDM duke refuzuar disa nga ankimimet tona. LSDM deri tek Gjukata Administrative ka dorzuar 4 padi lidhur me disa vendvotime në njësinë zgjedhore 6, dhe presim që Gjukata Administrative të marë parasyshë gjitha argument e parashtura nga ana jonë.

Mensur Krasniqi: Dhe në fund, pas fjalimit skandaloz të Gruevskit ndaj faktorit ndërkombëtar, si duket u mbyllën gjitha mundësitë që ndonjëra nga partitë politike shqiptare të koalicionon për formimin e qeverisë me VMRO-DPMNE-në. Në rast se Gruevski nuk arrin të formon qeverinë, cili koalicion do të ishte më i mundshëm për formimin e qeverisë së re, LSDM dhe(partitë shqiptare)??

Edmond Ademi: Mundësitë e Gruevskit për të formuar qeverinë u mbyllën që me përfundimin e ditës së votimit dhe rezulatet që dolën nga ato votime. Fjalimi skandaloz i tijë kundër bashkësisë ndërkombatare, parasëgjithash kundër SHBA-së dhe BE, që janë partner tonë strategjik tregon se mundohet të gjejë alibi për humbjen që pësoi, diku tjetër, e jo tek politikat dështuese, korruptive, dhe të kriminalizuara të qeverisjes së tijë 10 vjeçare. Kësisoj fjalime janë shenjë se Gruevski ka mabruar, dhe se qeverinë e ardhshme do të formojë LSDM, qeveri në të cilën vend për Gruevskin dhe VMRO-DPMNE nuk ka!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme