Autoritetet egjiptiane kanë hapur kalimin kufitar Rafah me Rripin e Gazës për një periudhë treditore, raporton Anadolu Agency (AA).
Dje, Kajro njoftoi se terminali do të mbetet i hapur deri të shtunën për t’i lejuar palestinëzve të kalojnë kufirin në të dy drejtimet.
Sipas një korrespondenti të AA-së në Gaza, mëngjesin e sotëm autobusët e ngarkuar me pasagjerë filluan të ecnin në drejtim të kalimit kufitar.
E bllokuar nga Izraeli, nga ajri, toka dhe deti që nga viti 2007, Rripi i Gazës ka shtatë kalime kufitare që e lidhin atë me botën e jashtme.
Gjashtë nga këto janë të kontrolluara nga Izraeli, ndërsa i shtati në Rafah kontrollohet nga Egjipti, i cili e mban të mbyllur në pjesën më të madhe të kohës që nga rrëzimi i ish-presidentit Mohamed Morsi në një grusht shteti ushtarak të vitit 2013.
Në qershor të vitit 2007, Izraeli mbylli katër nga kalimet e tij tregtare me Gazën pasi lëvizja palestineze e rezistencës Hamas mori kontrollin e Rripit të Gazës nga Autoriteti Palestinez me qendër në Ramallah.