Ejup Alimi – BESËS: Ta shkatërrosh Ali Ahmetin është njëjtë si t’i shkatërrosh shqiptarët

Deputeti i BDI-së nga Shkupi, Ejup Alimi, ka denoncuar planin e Besës dhe LSDM-së për ta shkatërruar Ali Ahmetin dhe BDI-në.

Në llogarinë e tij në Facebook, Alimi shkruan:

“Të dëshirosh dhe deklarosh se me ndihmën e LSDM-së do ta shkatërrosh BDI-në dhe Ali Ahmetin, partinë dhe figurën e atij që u mbështet nga më shumë se gjysma e shqiptarëve në Maqedoni, do të thotë se dëshiron të punosh dhe shkatërrosh aq familje dhe shqiptarë që duan jetë stabile, me prosperitet dhe të mira në vatrat e tyre.

Dëshira mbetet vetëm dëshirë, por jo edhe kësaj radhe. Sepse, kjo që po thoni është projekt që BESA punon deri në jetësimin e saj. Dhe më e keqja – këtë dëshiron ta bëjë me LSDM-në e Bit Pazarit, Ladorishtit, Gostivarit…

Por, kështu janë dëshirat e të vegjëlve: duke sulmuar të mëdhenjtë, mendojnë se janë të tillë. Aq kilogram sa peshon, aq vite je pas vizionit të BDI-së dhe Ali Ahmetit!

Shihet qartë tashmë se me kë jeni besatuar, megjithëse në këtë kohë, kur vetëdija shqiptare është rritur si asnjëherë më parë, projekti juaj pansllav për shkatërrimin e vlerave kombëtare nuk do t’ju kalon kurrë…” përfundon Ejup Alimi./Almakos

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme