Ekskluzive: FIFA konfirmon emrat edhe të 4 futbollistëve – përfshirë Rashicën

FIFA u ka dhënë dritën e gjelbër pesë lojtarëve që të luajnë për Kosovën

Ankthi për Kosovën tashmë ka marrë fund. Gjashtë lojtarët, të cilit ishin në ethe se çfarë përgjigje do të marrin para ndeshjen historike me Finlandën, tashmë kanë mësuar fatin e tyre.

Amir Rrahmani, Alban Meha, Herolind Shala, Milot Rashica dhe kapiteni Samir Ujkani edhe zyrtarisht FIFA u ka dhënë leje që të luajnë për Kosovën, derisa për Valon Berishën do të vendoset pak më vonë.

Ata tashmë do të jenë të barabartë me lojtarët tjerë dhe në dispozicion për trajnerin Albert Bunjaki për ndeshjen me Finlandën, i cili tashmë ndihet më i çliruar dhe mund të zgjedh formacionin më të mirë që ka.