Ekskluzive: Të pakënaqurit me rezultatet e LrPDSH duan dorëheqjen e Ziadin Seles

Derisa nuk ka mbetur edhe shumë kohë kur KSHZ do të shpallë përfundimisht rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni, burime të portalit Sakte.net bëjnë të ditur se brenda partisë së Ziadin Selës janë duke vluar zërat të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të kësaj partie.

Vetë Ziadin Sela kishte deklaruar në një emision televiziv se do të dorëhiqej nga posti i kryetarit të partisë nëse Aleanca për Shqiptarët nuk do të ishte fituese e zgjedhjeve.

Pakënaqësi brenda LrPDSH – së ka edhe ndaj qëndrimeve të Vesel Memedit të RDK – së, i cili, sipas burimeve tona, ndan qëndrimin se Aleanca për Shqiptarët do të duhej të ishte pjesë e një qeverie ku do të ishte BDI.

Ndërkohë, vetë Ziadin Sela është duke i mobilizuar bashkëpunëtorët e tij të afërt që ta refuzojnë dorëheqjen e tij, skenar i ngjashëm ky që e kishte realizuar edhe Menduh Thaçi i PDSH’së, bëjnë të ditura burime tona duke konfirmuar pakënaqësitë e një grupi intelektualësh që kërkojnë të mbrojnë parimet partiake.

Përndryshe, Aleanca për Shqiptarët ishte larg rezultateve të pretenduara. Ajo arriti të grumbullojë vetëm 36 mijë vota duke u renditur forca e parafundit, vetëm para PDSh’së së Menduh Thaçit me 30 mijë vota./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme