Ekspertët turq: Ja ç’planifikojnë amerikanët për Irakun dhe Sirinë me ndihmë saudite

Mediat turke kanë raportuar se Shtetet e Bashkuara po përgatisin një plan për ndarjen e Irakut dhe Sirisë. Plani është që me ndihmën e Arabisë Saudite, një pjesë e Irakut të aneksohet në Sirinë veriore, duke formuar kështu një entitet të ri shtetëror.

Ismail Hakki Pekin, ish-shefi i inteligjencës i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, në një intervistë për gazetën Yeniçağ, shpjegoi se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të bashkojnë pjesën kurde të Irakut, provincën Anbar, të banuar kryesisht nga sunitë arabë, me veriun e Sirisë dhe të formojnë aty një shtet të veçantë.

Pekin tha se Turqia duhet të insistojë fuqimisht në mbajtjen e një Sirie të bashkuar, duke vënë në dukje se Turqia është vazhdimisht e ekspozuar ndaj provokimeve në veri të Sirisë.

Prof. Dr. Cengiz Tomar tha që Shtetet e Bashkuara kishin formuar për shumë vite një plan për krijimin e një “zone të pavarur në Anbar” dhe se ata vendosën të aktivizojnë planin pasi parlamenti irakian vendosi të ndërpresë mbajtjen e trupave amerikane dhe i urdhëroi ato të largoheshin nga Iraku.

SHBA pret që sunitët në rajon të jenë të lumtur për të përqafuar këtë ide, dhe Arabia Saudite do të sigurojë materiale dhe çdo mbështetje tjetër të nevojshme, tha Tomar, duke shtuar se SHBA po punon intensivisht për të forcuar aleancën midis Arabisë Saudite dhe Izraelit.

Tomar beson se Iraku mund të ndahet në tre pjesë, duke theksuar se është në interesin e Turqisë të ruajë integritetin e Irakut.

Dr. Barış Ertem kujtoi se plani i SHBA për të ndarë Irakun në tre pjesë ka ekzistuar për të paktën pesëmbëdhjetë vjet. Ai tha se motivi amerikan është, para së gjithash, për të marrë naftë nga Iraku, e cila është e bollshme në provincën Anbar.

Ertem beson se një zhvillim i tillë do të ndizte edhe një herë zjarrin e konflikteve sektare në Irak, por gjithashtu do të kërcënonte shumë sigurinë e Turqisë dhe do të çonte në destabilizimin e situatës në kufijtë turq në atë pjesë.

Kujtohet se majin e kaluar, në Arabinë Saudite u mbajtën një seri takimesh midis përfaqësuesve amerikanë dhe sauditë dhe udhëheqësve suni nga Anbar, të udhëhequr nga kryetari i parlamentit irakian, Muhamed al-Halbuzi, dhe më pas dy takime në Emirate në janar të këtij viti. Detajet e bisedimeve mbetën të panjohura për publikun, me mediat që spekulojnë se ato po përgatiteshin për zbatimin e planit amerikan

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme