Ekspozita ‘Bienali i Vizatimit’ mbahet nesër në Galerinë e Arteve në Ferizaj

Ekspozita “Bienali i Vizatimit’ i cili ishte planifikuar të mbahej me datën 26 nëntor dhe është shtyer për shkak tragjedisë së termetit në Shqipëri mbahet nesër më 03 dhjetor në Galerinë e Arteve në Ferizaj , raporton Gazeta Metro

Përmes një komunikate për media njoftohen të gjithë qytetarët e Ferizajt se hapja solemne e ekspozitës “Bienali i Vizatimit” do të bëhet nesër nga me 03 dhjetor, aktivitet ky i cili është shtyer për shkak tragjedisë së termetit që ndodhi ditë më parë në Shqipëri.

“Ftoheni në hapjen solemne të ekspozitës “Bienali i Vizatimit” që do të bëhet nesër (e martë), 03 dhjetor 2019, Galeria e Arteve-Ferizaj. ju rikujtojmë se ky aktivitet ishte planifikuar të mbahet më 26 nëntor, por për shkak të tragjedisë në Shqiperi, është zhvendosë në datë tjetër.” thuhet në komunikatë.

Drejtoria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve të komunës së Ferizajt ka anuluar të gjitha aktivitetet kulturore e sportive që është dasht të mbahen në prag të 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit për shkak tragjedisë së tërmetit që goditi Shqipërinë javën e kaluar.

Lini Një Koment