Ekspozitë e artistëve Mulaku e Sherifi

Më datë 15 shtator, në orën 19:00, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës do të hapet ekspozita e dy autorëve të njohur në skenën e artit bashkëkohor shqiptar, Lulzime Leka Mulaku dhe Zenun Sherifi.

Të dy autorët janë profesorë të Fakultetit të Arteve në Universitetin e Tetovës. Ata përfaqësojnë brezin e artistëve që filluan në mënyrë intensive me aktivitetet e tyre me shprehje vizuale në mes të viteve ’90.

Kuratorja e kësaj ekspozite, Jelldez Asani, për pikturat e Mulakut, thotë: “Lëvizja e portreteve të deformuara, apo pamjet e trishta, torturuese e abstrakte, krijojnë emocione të fuqishme në komunikim me publikun”.

Ndërsa për autorin Sherifi, ndër të tjera, thekson se, autori “kësaj radhe krijon vepra që janë një zgjerim logjik i mendimeve për përcaktimin e produktit artistik”.

Kjo ekspozitë financohet dhe drejtohet nga Galeria e Ministrisë së Kulturës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme