Emigrantët: S’do ndalemi kurrë deri sa të mbërrijmë në Angli

E hënë, 24 Tetor 2016  –  Sakte.net

Emigrantët: S’do të ndalojmë kurrë deri sa të mbërrijmë në Angli

Emigrantët që po qëndrojnë aktualisht në Kalais betohen se kurrë nuk do të ndalen deri sa të arrijnë në Angli.

Shteti francez lajmëroi disa ditë më parë se do  të shkatërrojë “xhunglën” e emigrantëve të ndërtuar në Kalais.

Duke folur disa orë para operacionit madhor që do ndërmarrë policia për të spastruar pjesën me çadra që kanë ndërtuar emigrantët për të qëndruar pranë portit të trageteve, emigrantët thanë se do të sfidojnë autoritetet franceze dhe do vazhdojë të ngjiten mbi kamionë e trena për të shkuar në Angli.

Afghan Yakbal, një 25 vjeçar thotë për Mail Online: “Unë kurrë nuk do ndalem deri sa të mbërrij në Angli, edhe sikur ‘xhunglën’ ta shembin”.

“Nuk do të qëndroj në Francë. Dua të shkoj në Angli. Ne të gjithë duam të shkojmë në Angli” thotë ai.

Nga ana tjetër autoritetet franceze thonë se nëse emigrantët nuk pranojnë kushtet e tyre atëherë do të duhet të përballen me arrestim ose deportim nga vendi.

Megjithatë shumë prej tyre janë të frikësuar se mos i kthejnë në Greqi ose Itali, në vendet ku u regjistruan së pari, dhe iu morën shenjat e gishtërinjve.

'We will not stop': Afghan migrants Hodjamohel and Yakbal say they will not stop trying to cross into England, even after the sprawling migrant Jungle camp in Calais is demolishedMigrants stare out to the fencing around the Calais Jungle, ahead of its demolition tomorrowA French police operation starting on Monday plans to clear the slum conditions of the Jungle

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme