Emocionuese, studenti i propozon fejesë të dashurës, në mbrëmjen e maturës (FOTO/VIDEO)

Mbrëmja e maturës është ditë e shënuar në kalendarin e çdo njërit nxënësi të shkollave të mesme.

Por, këngëtari Alban Mehmeti ishte dëshmitar i një rasti të veçantë teksa argëtonte nxënësit e shkollës profesionale në Vushtrri.

Dritoni ka befasuar të dashurën Mirlindën teksa i propozuar fejesë në mbrëmjen më të veçantë të çiftit.

Këtë moment të shënuar e ka publikuar në YouTube këngëtari, i cili u përkujdes edhe për urimin e parë të dyshes.

Padyshim se kjo natë do të mbahet mend gjatë në kujtesën e çiftit, si një nga momentet më të bukura të jetës së tyre.

Ndryshe, Mehmeti është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë ditëve në vazhdim.

Lini Një Koment