Ende nuk ka vendim nëse do të ketë protesta të tjera nga Vetëvendosje

Mijëra qytetarë dje u mblodhën nëpër sheshet e Prishtinës, duke iu përgjigjur thirrjes së Vetëvendosjes për protestë kundër ndryshimit të kufijve, që së fundi po përmendet nga presidenti Thaçi.

Por protesta e djeshme duket se nuk do të jetë e fundit. Të paktën kështu po paralajmëron Lëvizja Vetëvendosje.

Zëdhënësja e kësaj partie, Tinka Kurti ka thënë për Insajderin se protesta dhe tubime tjera mund të ketë, por që deri më tani nuk ende ndonjë vendim zyrtar.

“Sigurisht se mund të ketë tubime e protesta të tjera. Ende nuk ka ndonjë vendim për këtë. Do t’iu lajmërojmë sapo të ketë diçka konkrete në këtë drejtim”, ka thënë Kurti.

Vetëvendosja po kundërshton munëdsinë e ndryshimit të kufijve, dhe udhëheqjen e dialogut nga presidenti Thaçi.

Por në protestën e djeshme, lideri i kësaj partie Albin Kurti kërkoi edhe zgjedhje të reja.

“Në Kosovë, ligj ka, por drejtësi nuk ka. Shkolla ka, por arsimim nuk ka. Spitale ka, por shërim nuk ka. Konkurse ka, por punë nuk ka. Zgjedhjet mbahen, por ndryshimet s’lejohen. Prej adoleshentëve e deri te prokurorët po përpiqen të ikin nga vendi. Kosova është shtet i kapur. Çlirimi nga okupatori i huaj na u zëvendësua me zaptimin prej uzurpatorit tonë, i cili, po bashkëpunon ngushtë e pa ndërmjetësues me atë okupatorin e huaj”, deklaroi Kurti dje në protestë.

Ndryshe Vetëvendosje dje protestoi e vetme, pasi partitë opozitare si LDK-ja apo PSD-ja nuk iu bashkuan në këtë organizim.

Të vetmit deputetë nga partitë e tjera që protestuan dje ishin: Vjosa Osmani, Korab Sejdiu, Haxhi Avdyli e Fisnik Ismaili.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme