Ëndrra është një vullnet i tmerrshëm pushteti

Anila Xhekaliu (1975, Laç-Bruç të Matit), ka kryer studimet e larta për gjuhë-letërsi në Tiranë. Shkrimtare dhe përkthyese letrare nga frëngjishtja, shkruan sot “Koha Ditore”.

Autore e “Përftyra”, roman, 2007; “Medium”, përmbledhje poetike, 2009, “Muranat”, roman, 2011, te botimet “Buzuku” dhe përkthyese e “Tamara”, Eeva Kilpi, 2007, “Dituria”, “Në strehën e asgjësë”, Olivier Adam, 2009, “Mori fund Eddi Bellegueule”, Edouard Louis, “Lulet e rrënimit”, Patrick Modiano, 2014, “Falja e dënimit”, Patrick Modiano, 2014, “Pranvera dhe stinë të tjera”, Le Clezio, 2015, “Stuhia”, Le Clezio, 2017, “Kufiri”, Lucie Leanne, 2017, “Ditari i zisë”, Roland Barthes, 2017, “Kënga e dashurisë së Judës”, Juan Asensio, 2017, “Historia e këmbës dhe fantazi të tjera”, Le Clezio, 2019, “Kështjella e murmurimave“, Carole Martinez, “Buzuku”.

Xhekaliu është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Kosova. E kam prekur ndërmjet librit, poezisë e prozës time te “Buzuku”, përkthimeve të autorëve të rëndësishëm francezë, Barthes, Modiano, Le Clezio, bashkëkohësisë Olivier Adam, Juan Asensio, Lucie Leanne, Carole Martinez, Edouard Louis.

Pra, për mua me të drejtë është Parisi i vogël letrar, siç e quajnë. Është sofra shqiptare që na mikpriti mua si bashkëkombëse dhe autorët e librave që kam sjellë nga frëngjishtja, Edouard Louis, Lucie Leanne, e së fundmi Juan Asensio, ku në shoqërinë e një pene shumë të rëndësishme të letërsisë sonë, Besnik Mustafajt, patëm rastin të udhëtonim nëpër viset e Kosovës, të takonim historinë e përbotshme të saj, të ndienim si kosovarët luftën, konfliktin, të prekeshim nga historia e dhimbshme e grave e vajzave të dhunuara, viktima të gjalla e të vdekura të luftës së Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme