Era Istrefi e gatshme, paraqitet në stadiumin e finales ku do të performojë

Këngëtarja Era Istrefi është ndër personat me më së shumti vëmendje nga shqiptarët në këtë kampionat Botëror.


Kjo për arsye se këngëtarja kosovare ka qenë pjesë e këndimit të himnit të këtij Botërori, edhe atë bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam, transmeton gazetametro.net

Dje ajo u paraqit në një konferencë me këta të dy, ku ndër të tjerash përmendi golat e Shaqirit dhe Xhakës, si momente të paharruara për të nga ky Botëror.

Së fundmi ajo është paraqitur në stadiumin ku do të luhet finalja dhe ku do të performojë para fillimit të finales. Ajo ka postuar foto në Instagram ku ka shkruar se është shumë e lumtur që ndodhet aty. /gazetametro.net

Lini Një Koment