Erdogan: Amerika po më kërcënon për Palestinën

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, duke komentuar planin “Trump” për konfliktin Izrael-Palestinë, të ashtuquajturën “Marrëveshje e Shekullit”, tha nën një frymë refuzimi se atë nuk e ka pranuar askush veç vetë Trumpit dhe Netanjahut.

“Jeruzalemi u përket tre feve qiellore dhe i ashtuquajturi ‘plan paqeje’ nuk pranohet as nga muslimanët, as nga të krishterët e as hebrenjtë ortodoksë. Ne kurrë nuk do të mbështesim një plan me të cilin nuk pajtohen vëllezërit tanë palestinezë”, tha Erdogan.

Ai theksoi se qëllimi i vetëm i të ashtuquajturit ‘plan paqeje’ ishte “legjitimimimi i politikës së okupimit, shkatërrimit dhe zhvatjes së Izraelit, e cila ka vazhduar për 70 vjet”.

Ai gjithashtu iu referua disa kë rcënimeve që SHBA po i bëjnë atij dhe disa zyrtarëve të tjerë turq.

“Për momentin, për fat të keq, Shtetet e Bashkuara po më kër cënojnë dhe po kë, rcënojnë shefin tonë të inteligjencës, si dhe disa institucione financiare në Turqi. Çfarë që të bëjnë, sigurisht që nuk do të kenë sukses”, tha Erdogan. /tesheshi.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme