Erdogan rrëfen momentet e grushtit të shtetit: Për 15 minuta mund të vdisja

Në intervistën dhënë për “CNN Turk“, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka rrëfyer edhe momentet kur në Turqi po tentohej nga ushtria për grusht shteti.

Erdogan tha se ai ishte me pushime me gruan e tij, kunatin, dhe nipërit e mbesat në qytetin turistik të Marmaris, kur u informua të premten në mbrëmje se ka pasur “një lloj lëvizje” në Stamboll, Ankara dhe qytete të tjera.

Me familjen e tij dhe një “njerëz shumë të afërt” nga paria e tij, ai ka ndjekur rekomandimet për të lëvizur në një vend më të sigurt me aeroplan.

Ndërsa ishin në ajër, kulla e kontrollit të trafikut ajror në Aeroportin Ataturk të Stambollit ishte nën kontrollin e ushtarëve që po tentonin grushtin e shtetit, tha ai.

Forcat besnike të Erdogan rimorën kontrollin e kullës së trafikut ajror dhe aeroplani ishte në gjendje të ulej në tokë, vazhdoi rrëfimin Erdogan, e tha se pak pasi ata u ulën, shumë shpejt dëgjuan të shtëna.

“Duke filluar nga momenti që aeroplani u ul, F-16 nisën të fluturonin mbi ne, shumë afër në tokë,” thaErdogan.

“Nëse do të kisha më shumë se 15 minuta në Marmaris, unë ose do të kisha humbur, ose do të vritesha. Ne lëvizëm që aty me miqtë tanë. Ky vendim ka shkaktuar skemën e bllokimit”,- tha ai.

Teksa tanket kishin dalë nëpër rrugët e kryeqytetit, Ankara dhe Stamboll, Erdogan tha se ai iu drejtua kombit me anë të FaceTime për shkak se transmetimi në televizionin kombëtar nuk arrinte të përcillej tek të gjithë njerëzit.

Gjatë gjithë asaj përvoje të hidhur, “kurrë nuk më kaloi në mendje”, se nuk do të isha më President, tha ai.

Brenda 12 orëve grushti i shtetit u shkatërrua dhe qeveria kishte “rezultatet që ne kishim kërkuar”, tha Erdogan.

Lini Një Koment

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Email Adresa juaj nuk do të publikohet. Gjithëashtu te dhenat tjera nuk do të shpërndahen me persona të tret. Fushat e obliguara janë të Shenjosura *