Erdogan – shteteve kritikuese: Mos prisnit që të vallëzoni pas vrasjes së liderit më të lartë në Turqi?

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan në një intervistë të dhënë për kanalin francez “France 24”, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarit, iu ka dërguar mesazh disa vendeve perëndimore, raportojnë mediat turke, transmeton portali Sakte.net
I pyetur se a nuk janë të tepruara veprimet e ndërmarra pas përpjekjes për grusht shtet, presidenti Erdogan ka thënë se Turqia ka ndërmarrë masat e sigurisë pas kësaj përpjekjeje për grusht shtet dhe se me kalimin e kohës, me kthimin e gjendjes në normalitet, këto masa do të fillojnë të zbuten. Mirëpo, sipas presidentit turk, tani për tani, është e rëndësishme të ndërmerret çdo hap që garanton sigurinë në vend
“Miqtë tanë perëndimor insistojnë që mos të shohin bombardime. Mbase presin që pas vrasjes së liderit më të lartë politik të këtij shteti të vallëzojnë”. A thua këtë e presin?”, ka thënë Erdogan, i cili ka shtuar se është normale që të ndërmerren masat e larta të sigurisë pas një tentimi për grushtet të atillë çfarë ndodhi në Turqi./Sakte.net

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë