Erdogan tërheq të gjitha paditë për fyerje ndaj tij

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan mbajti një fjalim natën e mbrëmshme në Qendrën e Kongreseve Popullore në Bashtepe të Ankarasë, raporton Anadolu Agency (AA).

Fjalën e tij Presidenti Erdoğan e filloi duke përmendur numrin e të rënëve dëshmorë dhe të plagosurve natën e 15 korrikut, kur një grup brenda ushtrisë i lidhur me organizatën terroriste FETÖ tentoi të bëjë grusht shteti, por që u shtyp nga populli.

“Natën e 15 korrikut 237 persona ranë dëshmorë, nga të cilët 170 civilë, 62 policë dhe 5 ushtarë. Deri në orën 19:00 të kësaj nate kemi 2.191 të plagosur. Uroj shërim të shpejtë për të plagosurit, durim për të afërmit e të rënëve dhe dëshmorëve ju dhëntë Zoti mëshirë”, është shprehur Presidenti Erdoğan.

Ai në vijim të fjalës së tij ka shtuar: “Ashtu sikurse kujtojmë dëshmorët e Çanakalasë do të kujtojmë çdo njërin prej dëshmorëve të rënë më 15 korrik. Inshallah emrat e tyre do ti përmendim me institucionet tona, në të njëjtën kohë do të gdhenden në një përmendore në dalje të urës së Bosforit, në pjesën aziatike. Në të njëjtën kohë do të ndërtojmë një përmendore edhe në afërsi të rezidencës presidenciale në Ankara, si dhe duke i vendosur emrat e shkollave.”

Duke theksuar se mund të shihen shumë shembuj në mediat ndërkombëtare ku duket qartë qëndrimi i tyre i lëkundur dhe qëllimi i keq ndaj Turqisë, si dhe mbështetja ndaj tentativës për grusht shteti, Presidenti Erdoğan në vijim tha: “Dua që ata të cilët flasin për demokraci dhe sisteme demokratike parlamentare, të vijnë dhe të shohin se si është bombarduar godina e Parlamentit të Turqisë. Nëse kanë qoftë dhe sa një grimcë besimi tek demokracia le të vijnë dhe të shikojnë. Por nuk erdhën. Duke mbështetur puçistët pyesin në televizione se përse nuk më kanë vrarë mua. Ata mbështesin puçistët deri aty sa që ju japin mend. Duke treguar qartë në këtë mënyrë edhe mendimet e tyre. Por duhet të dinë që qëllimi jonë nuk është ai. Ne dolëm në këtë rrugë me qefinë. Nuk kemi asnjë problem në këtë drejtim.”

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë