Erë dhe ulje temperaturash sot në Shqipëri

Moti dominohet nga kthjellime gjatë ditës në të gjithë Shqipërinë, përjashtuar ekstremin jugor ku gjatë mëngjesit do ketë edhe vranësira kalimtare.

Në mbrëmje vranësira kalimtare shfaqen në veriperëndim, të cilat gjatë natës shtrihen në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas Meteoalb, era do të fryjë mesatare deri e fortë paradite, por pasditja sjell dobësim të erës deri mesatare nga Verilindja, ndërsa në det krijohet dallgëzim 4-5 ballë.

Temperaturat e ajrit ulen 2-3 gradë në mëngjes por rënie të lehtë sjell mesdita ku maksimumi ngjitet deri në 27 gradë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme