Ermali doli nga burgu, Rezarta: Familja ime e vockël u bashkua

Ermal Hoxha nuk është vetëm nipi i ish diktatorit Enver Hoxha, por dhe bashkëshorti i këngëtares dhe modeles Rezarta Shkurta. Së fundmi ajo ka nisur biznesin e saj, kompaninë fotografike me emrin e vajzës së çiftit, “Hera”.

Në profilin e saj në Instagram, Rezarta ka postuar një video mallëngjyese, ku babë e bijë shfaqen së bashku, pas daljes nga burgu të Ermalit. Në sfond kënga e Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, “Dhurata”. Nga kënga është përzgjedhur fraza “Jo më shumë se çdo fjalë, jo më shumë se muzikë, do të dua përjetë, shpirti im ti mos ki frikë”. Një mesazh ky nga Ermali, për të voglën Hera.

Dhe një mesazh i këngëtares: Familja ime e vockel u bashkua. Faleminderit per cdo fjale e mbeshtetje qe kam ndjere nga ju , keto vite te veshtira… Uroj nga zemra per gjithsecilin nga ju, te gjitha urimet qe me keni dhene, t’ju kthehen ne bekime ne jetet tuaja.

Ermal Hoxha la qelinë tre vite pas dënimit për trafik droge e mbetur në tentativë.

Lini Një Koment