Euronews: Maqedonasit votojnë në referendum për të ndryshuar emrin e vendit

Agjencia e lajmeve Euronews, i ka kushtuar një artikull referendumit që po mbahet sot në Maqedoni, për të bërë emrin “Republika e Maqedonisë Veriore”.

Me këtë veprim Maqedonia do ta zgjidh një mosmarrëveshje të vjetër me Greqinë e cila ka bllokuar iniciativat e Maqedonisë për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe NATO, shkruan Euronews, transmeton Sakte.net

“Të dy qeveritë kanë arritur një marrëveshje për emrin e ri, por kundërshtarët nacionalistë të Maqedonisë thonë se ndryshimi i emrit do të dëmtonte identitetin etnik të Maqedonisë”.

Në fletën e referendumit shtrohet pyetja: “A pranoni anëtarësimin në NATO dhe BE duke respektuar marrëveshjen me Greqinë”.

Euronews shkruan që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka raportuar se nuk ka pasur ankesa për parregullsi deri në mesditë. Megjithatë, në referendum kanë marrë pjesë vetëm 16 për qind të qytetarëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme