Exit Poll: Ja sa për qind ka marrë Haki Rugova, e sa Gani Dreshaj!

Rivotimi në Istog, pas anulimit të balotazhit të rregullt, ka përfunduar në orën 19:00, dhe tani ka ngelur vetëm numërimi i votave, për të përcaktuar se kush do të qeverisë me këtë komunë në katër vitet e ardhshme.

Gjatë ditës së votimit në këtë komunë është zhvilluar një Exit Poll, dhe Gazeta Metro ka arritur të marrë rezultatet e tij.

Exit Poll i kryer nga ‘HOP’, që e ka udhëhequr sociologu Fisnik Halimi, ka nxjerr fitues kandidatin e LDK’së, Haki Rugova.

Rugova sipas këtij Exit Polli, ka fituar 53.7 për qind të votave, kundrejt Gani Dreshajt të AAK’së, që ka arritur të marrë 46.3 për qind të votave.

Ky rezultat është nga sondazhi, ndërsa rezultatet zyrtare pritet të dalin shumë shpejt, pasi numërimi i votave në këto raste kur janë vetëm dy kandidatë është shumë i lehtë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme