Fabregas në Milan, futbollisti i “Rossonerëve” në Chelsea

Chelsea pret një përforcim nga Milan, por është e gatshme të lirojë një futbollist të shkojë në “San Siro”.

Milan është e gatshme të negociojë transferimin e mesfushorit të Chelseas, Cesc Fabregas, duke ofruar mbrojtësin e krahut, Mattia De Sciglio, i kërkuar në shkëmbim nga menaxheri i “Blues”, Antonio Conte.

“Calciomercatoweb” ka bërë të ditur se klubet kanë filluar kontaktet në lidhje me shkëmbimin, përcjell “Lajmi.net”.

Fabregas ka vuajtur për hapësirë për lojë pas emërimit të Contes si menaxher i Chelseas.

Ai ka bërë vetëm një paraqitje si titullar gjatë këtij sezoni në Premierligë.