Facebook lanson një mundësi të re për të luftuar lajmet e rreme

Facebook ka prezantuar një tipar të ri për të ndihmuar luftimin e lajmeve të fabrikuara në rrjetin social më të madh në botë, transmeton koha.net.
Tipare të reja për raportim janë duke u lansuar, së bashku me ndryshime të tjera në dizajn për të luftuar shpërndarjen e keqinformatave.
Facebook muajin e kaluar është kritikuar, pasi shumë përdorues janë ankuar se lajmet e rreme kanë ndikuar në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Tipari i ri përfshinë aftësinë për “ngritjen e flamurit” te lajmet e rreme nga përdoruesit, transmeton koha.net.
Rrjeti social ka shtuar një opsion të ri të quajtur “Ky është një lajm i rrem” te tipari i raportimeve.
Facebook ka thënë se lajmet të cilat dalin se janë të rreme, pas “kontrollimit të fakteve” do të etiketohen ne një link i cili do të shpjegojë pse.
Historitë e diskutueshme para se përdoruesit t’i shpërndajnë ato për shoqërinë e tyre, do të paralajmërohen se ato mund të jenë të rreme.
Kompania ka thënë se është ende duke kërkuar tipare të tjera të mundshme për të ardhmen.