Falje në kohë koronavirusi, Meka si nuk e keni parë kurrë më parë

Duke nisur që nga mbrëmja e djeshme, besimtarët myslimanë në të gjithë botën kanë filluar festën e Kurban Bajramit, e cila kulmon ditën e sotme.

Ndryshe nga herët e tjera, kjo festë po zhvillohet në kohë pandemie ku grumbullimet dhe kontakti fizik mes njerëzve është i ndaluar edhe në vendet e shenjta.

Këto kufizime nuk kanë kursyer as pelegrinazhin e madh në Haxhin e Mekës,  ku besimtarët myslimanë janë vendosur në radhë dhe në distancë për të rënë rreth Qabesë.

Në krahasim me vitet e kaluara ku numri i besimtarëve ka qenë gjithmonë tepër i lartë dhe besimtarët kanë qenë të shumtë, këtë vit ata janë më të pakët në numër, të distancuar dhe me maska mbrojtëse për shkak të COVID -19.

ImageImage

© SYRI.net