Falsifikuan vulën apostile të MPJ-së, dy të arrestuar

Sot Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Prishtinë të asistuar nga Hetuesit e NJHRKEK në Prizren, kanë zbatuar planin operativ të koduar me emrin “Vula”, i cili kishte të bëjë me një rast falsifikim të dokumenteve.

Si rezultat i planifikimeve operacionale, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, është realizuar kontrolli shtëpisë së të dyshuarit A.G. në Prizren, i cili dyshohej se kishte falsifikuar dokumente me vula apostile të Ministrisë së Punëve të Jashtme të RKS-së .

“Gjatë realizimit të kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit nuk është gjetur asgjë e dyshuar, mirëpo gjatë hetimeve të zhvilluara njësitet policore kanë siguruar informacione për një person tjetër të dyshuar me inicialet L.Sh. Pas marrjes së urdhrit verbal nga gjyqtari i procedurës paraprake në Prizren, është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit L.Sh. në Prizren, me ç ‘rast janë sekuestruar prova relevante për rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia thotë se i janë sekuestruar fletë të zbrazëta me vulë apostile të MPJ-së, vërtetim shkollor, diplomë mbi kryerjen e shkollës së mesme profesionale e zbrazët me vulë apostile të MPJ-së, ekstrakt i lindjes, certifikatë e lindjes, kopje të letërnjoftimeve të RKS-së në emër të personave të ndryshëm, kopje të dëftesave të shkollës në emër të personave të ndryshëm.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari i parë është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj të dyshuarit të dytë është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme