Familja shqiptare bën namin për synetinë e djalit, organizon garë me vetura e shpërblime marramendëse

Organizimet luksoze për dasma e ahengje në trojet shqiptare tashmë po kalojnë çdo kufij të normales.

Kemi parë deri më sot thuajse gjithçka, nga marrja e nuses me helikopterë, shpenzimi marramendës i parave për dhurata luksoze, restorane e shumë gjëra të tjera, por kjo e fundit që po qarkullon në medie është jashtë çdo parashikimi.

Një garë ku fituesit do të shpërblehen me veturë luksoze është organizuar nga një familje shqiptare e Maqedonisë së Veriut, e gjitha kjo për arsye se djali i asaj familje do të bëhet synet.

Familja Xheladini ka organizuar një garë vrapimi ku fituesi i vendit të parë do të shpërblehet me një veturë të tipit Nissan Frontier, shkruan Periskopi.

Vendi i dytë shpërblehet me një motor Skuter dhe vendi i tretë me një TV plazma, duke mos lënë anash as vendin e katërt e të pestë, për të cilët nuk janë cekur llojet e shpërblimeve.

Më poshtë keni një video ku shihet njoftimi i familjes Xheladini nga Baçishta e Maqedonisë së Veriut në lidhje me këtë organizim.

Lini Një Koment