Familjarët e nënkryetarit të BESËS mund të mos votojnë për të! Ja arsyeja

Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqerija Ibrahimi mund të mbetet pa votat e njerëzve të tij më të afërt nëse do të mbaheshin zgjedhjet në Maqedoni sipas listës aktuale të publikuar, raporton portali Sakte.net. Kjo ngaqë prindërit e tij dhe vëllai, sipas Ibrahimit, janë vendosur në mesin e personave që do të fshihen nga lista e votimit.
“Çudi! Prindërit e mi dhe vëllai im, që gjithnjë kanë votuar dhe kanë qëndrim të përhershëm në Maqedoni (gati pa aspak ndërprerje), janë vendosur në listë që të fshihen.
Po më kujtohet ajo meselja e Bablokut “Krejt po m’doket se po na kshyr dikush…”
Kur e sheh njeriu këtë listë, duhet të jetë optimist i madh që të besojë se krejt kjo është bërë rastësisht”, shkruan nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqerija Ibrahimi.

Ndërkohë, ende nuk ka pasur reagim zyrtar nga kjo Lëvizje lidhur me publikimin e listave me emrat e personave që do të largohen nga lista e votimit./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme