Fatmir Limaj paralajmëron masë ndëshkuese ndaj atyre që i rrisin çmimet

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës ndaj produkteve që importohen nga Serbia dhe Bosnja, sipas Limajt nuk do të ketë efekt negativ mbi ekonominë e vendit. Efektet e pafavorshme, sipas tij, do t’i ndinë vetëm Serbia, derisa nuk e respekton shtetësinë e Kosovës.

“Kjo do të tregojë një efekt të jashtëzakonshëm tek Serbia. Sjellja e tyre, ka bërë që ta humbur këtë treg. Nëse duan të kthehen në këtë treg, duhet të respektojnë këtë shtet”, tha Limaj, duke shtuar se “ne mund të jetojmë pa Serbinë. Edhe tregu i Kosovës edhe qytetarët edhe ekonomia.”

Numri dy i Qeverisë së Kosovës Fatmir Limaj, gjatë kësaj interviste iu ka bërë thirrje edhe prodhuesve vendor që të mos e shfrytëzojnë situatën e krijuar në vend, pas tarifave doganore ndaj Serbië, me rritje të çmimeve të produkteve, duke paralajmëruar veprime konkrete edhe ndaj tyre.

“Ata të cilët tentojnë për t’i ngritur çmimet duke shfrytëzuar situatën përmes masave spikulative, duhet të kenë kujdes sepse shteti është në veprim dhe do të iu përgjigjemi sipas ligjit. Unë i ftojë njerëzit që të kuptojnë se është një luftë speciale nga Beogradi, për të hapur panikë se Kosova do të ketë problem në mungesë te të mirave që i duhen për konsumim, sepse pa Serbinë kjo punë nuk bëhet. Por, ne i themi se Kosova sot është shtet dhe i ka dyert e hapura që të furnizohet kudo që ka nevojë”, ka deklaruar Limaj  në emisionin “Blic InterView me Astrit Gashin” .

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme