Ferati: Unë do ta votoj demarkacionin

Deputeti i LDK-së, Sadri Ferati ka treguar për takimin e Grupit Parlamentar të LDK-së, ku është folur për çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi. Tash për tash, Ferati ka thënë se do ta votojë Demarkacionin, por nëse ka argumente të fuqishme në tryezën e datës 3 gusht, mund edhe ta ndërrojë mendjen por me pak gjasa.

Ferati, në “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se pas atij takimi ka mësuar shumë, por që askush nuk e ka argumentuar se Kosova po humb territor, transmeton Koha.net.

“Unë personalisht nuk dëgjova një argument që Kosova ka humbur territor dhe se ka pasur më shumë territor”, ka thënë Ferati, teksa shtonte se aty kanë prezantuar ekspertë të tjerë, përfshirë edhe gjeografin Tomor Çela.

Shpejtim Bulliqi, deputeti i LDK-së që kundërshton demarkacionin, sipas Sadri Feratit, ka folur në atë mbledhje, por nuk ka bindur Feratin. Më tej ky i fundit shtoi se Bulliqi ka paralajmëruar edhe fakte tjera për prezantim më tre gusht.

Temës së Demarkacionit, Ferati ka thënë se nuk i është dashur t’i qaset me emocione, sikur deputetët e rajonit të Pejës edhe brenda LDK-së.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë