Festë në familjen Ismaili, ja kush e feston ditëlindjen sot!

Fjala është për motrat Ismaili, të cilat për shumë vite vazhdojnë të mbeten ndër personazhet më të përfolura të estradës shqiptare.

Adelina e Zanfina janë vajzat e familjes Ismaili të cilat kanë pasur vëmendjen më të madhe, por tashmë këtë vëmendje e ka fituar dhe motra e tyre, Ema e cila faktikisht nuk është se e ka vazhduar traditën në muzikë por duket se ka fituar popullaritet nga fama e motrave të saj.

E sot, me datë 1 mars, Ema Ismaili i mbush plotë 37 vjeç bazuar në faqen e burimeve të hapura “Wikipedia”.

Është motra e saj, Zanfina ajo e cila në rrjetin social “Instagram” ka publikuar një fotografi ku shihet përkrah me Emën, të cilës ia ka dedikuar një shkrim të gjatë, si urim për ditën e saj më të veçantë, shkruan GazetaBlic.

“Urime ditelindjen Ema! Nuk di bash mire mi shpreh ndjenjat,po ti per mu vlen me shume se gjithcka! Ka 2 vjet qe per mu s’je vec moter po edhe nene, perkushtimi ton per mu kurrë s’kom me mujt plotesisht me ta kthy,po gjithesesi e konsideroj veten engjulli yt mbrojtes e shpresoj qe edhe ti mu me sheh ashtu. T’don Z shume. Me se shumti. @pupaismaili #1mars” -shtë përshkrimi i cili i është bashkëngjitur fotografisë së publikuar.

Në anën tjetër, Adelina ende nuk ka publikuar ndonjë shkrim dedikuar ditës së veçantë të motrës së saj Emës, por presim që këtë ta bëjë gjatë ditës.

Kujtojmë që Ema Ismaili shquhet për bukurinë e saj dhe fotografitë provokuese që ka. / © GazetaBlic /