FFK zbulon arysen kryesore pse dështoi miqësorja me Iranin

Kosova pritej që të dielën të luante ndeshje miqësore me Iranin

Irani kishte kërkuar që kjo ndeshje të luhet pa tifozë gjë të cilën Kosova nuk e ka pranuar dhe është anuluar kjo miqësore, shkruan Periskopi.

“Pas dështimit të ndeshjes me Bregun e Fildishtë, FFK-ja kishte kërkuar një tjetër kundërshtar dhe si opsion kishte Moldavinë, Kongon dhe Iranin. Ndonëse me Iranin kishte një pajtueshmëri që ndeshja të zhvillohet në Stamboll, në fund kushtet që u parashtruan nuk ishin të akceptueshme për FFK-në – që ndeshja të zhvillohet pa shikues. FFK-ja mendon se kjo nuk i kontribuon afirmimit dhe fundja futbolli luhet për shikues, ndaj edhe morëm vendim ta anulojmë këtë ndeshje. Kombëtarja e Kosovës do të kthehet në Kosovë të shtunën më 2 qershor,” thuhet në njoftimin e FFK-së.

Lini Një Koment