FIFA: Këto janë 5 rekordet interesante që mund të thyhen në Rusi

Kupa e Botës 2018 është më afër se kurrë. Vetëm dy ditë na ndajnë deri tek ndeshja hapëse e kompeticionit më të madh të futbollit.

FIFA ka njoftuar se në këtë kompeticion që do të zhvillohet në Rusi mund të thyhen disa rekorde mjaft interesante, shkruan GazetaBlic

135 vjet e tre muaj do të jetë mosha e kombinuar e Oscar Tabarez dhe Fernando Santos nëse Uruguai dhe Portugalia do të takohen në raundin e 16’të të Kupës së Botës, me ç’rast edhe do të bëhej mosha më e vjetër e kombinuar për dy trajnerë në një lojë.

45 vjet e pesë muaj ka portieri i Egjiptit, Essam El-Hadary. Nëse ai luan në Rusi ai do të thyejë rekordin e Faryd Mondragon (43 vjet dhe tri ditë) – duke u bërë kështu lojtari më i vjetër në historinë e Kupës së Botës.

13 ndeshje të Kupës së Botës pa humbje numëron Brazili dhe është rekord deri më tani. Humbja e fundit e Gjermanisë ishte 1-0 ndaj Spanjës në gjysmëfinale të vitit 2010 dhe ata do të fillojnë Rusinë 2018 me 8 ndeshje pa humbje, ku edhe mund ta thyejnë rekordin e Brazilit.

6 gola si kapiten është rekordi i Kupës së Botës që i përket Diego Maradonës. Ylli i Argjentinës, Lionel Messi kërkon tre gola që të thyejë këtë rekord.

6 lojra të pamposhtur në Kupën e Botës: ky është rekordi i Meksikës i regjistruar në SHBA të vitit 1994 dhe Francë 1998. Kosta Rika, e cila nuk ka humbur asnjë prej pesë ndeshjeve të tyre në Brazil 2014, do të barazojë këtë nëse ata shmangin humbjen kundër Serbisë.

 

Lini Një Koment