Fillon takimi i liderëve të 4 partive politike

Në Klubin e Deputetëve filloi takimi i liderëve në formatin prej katër liderësh, dy nga opozita dhe dy nga pozita.

Në takim marrin pjesë kryeministri dhe njëkohësisht lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristojan Mickovski dhe Billal. Lidërët janë të shoqëruar nga një përfaqësues i partisë së tyre.

Takimi në këtë format u vendos të mbahet me kërkesë të liderit të VMRO-s, Hsristijan Mcikovskit.

Në takim pritet që liderët t’i përafrojnë qëndrimet lidhur me referendumin për Marrëveshjen me Greqinë që duhet të mbahet në vjeshtë.


Referendumi, Mickovski dhe Kasami arrijnë në takim

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, dhe Billal Kasami, kanë arritur në Klubin e deputetëve ku duhet të mbahet takimi i ri i liderëve. Ftesë në takimin e sotëm i cili do të mbahet në formatin e 4 liderëve, dy nga opozita dhe dy nga pozita, nuk ka marr kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela.

Takimi është dashur të fillojë në orën 12:00, por akoma nuk kanë arritur të gjithë liderët.


Në Klubin e deputetëve pritet të filloj takimi i ri i liderëve të partive politike. Në takimin e sotëm do të marrin pjesë liderët e katër parive politike në vend dhe nga një përfaqësues, ato të  LSDM-së, VMRO-DPMNE-së, BDI-së.


Referendumi mbledh përsëri sot liderët e partive

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev, mbrëmë paralajmëroi për një takim të ri liderësh sot në mesditë, në përbërje më të vogël. Kjo erdhi pasi në takimin e djeshëm të liderëve të të gjitha partive politike në vend, lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski tha se nuk është dakord me një format kaq të gjerë të takimit të liderëve.

“Të gjithë ne që ishim në takimin e liderëve jemi për referendum të suksesshëm, ndërsa sjellja e Mickovskit e demonstruar në emër të VMRO-DPMNE-së është jo serioze, të papërgjegjshëm dhe ofendues ndaj të gjithë subjekteve politike dhe qytetarëve të Maqedonisë”, deklaroi Zoran Zaev.

Zaev mbrëmë bëri të ditur edhe pyetjen  e referendumit: “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë”.

Lini Një Koment