Fillon testimi i vaksinës së parë kundër Koronavirusit

Koronavirusi i ri ka vrarë deri më tani mbi 1113 persona dhe ka infektuar 45 000 të tjerë në mbarë botën. Pjesa dërrmuese e viktimave është nga Kina. Koronavirusi vijon të mbajë në ankth botën dhe ende nuk është zbuluar vaksina.

Kina ka filluar testimin te kaviet për një vaksinë të parë të mundshme kundër koronavirusit. “Disa mostra të vaksinës së mundshme janë injektuar tek 100 minj, pasi testet tek kafshët bëhen më përpara se tek njerëzit”, deklaruan disa studiues të Institutit kinez për Kërkime Shkencore.

Mjekët në Kinë, SHBA dhe shumë shtete të tjera janë duke punuar për të gjetur vaksinën. Sipas OBSH-së mund të duhet edhe 1 muaj kohë që të zbulohet vaksina.

Ndërkohë 175 raste janë zbuluar në një anije e cila është në karantinë në Japoni. Njëri prej pasagjerëve ishte me koronavirus dhe dyshohet se mund t’jua ketë ngjitur edhe të tjerëve.

Po ashtu, 2000 persona të tjerë janë në gjendje alarmi në disa anije të tjera të cilat nuk janë pranuar nga disa porte, edhe pse nuk kanë raste të dyshuara me infektim.

Në Kinë mijëra persona po u kthehen punëve edhe pse një pjesë e mirë e qyteteve dhe bizneseve janë të mbyllura.

Në Hubei, zonën që shpërtheu për herë të parë virusi, gjithçka është e mbyllur.

Lini Një Koment