“Financieri” i Moisi Habilajt ekstradohet, shkon në duart e drejtësisë Italiane

Nezar Seiti është ekstraduar këtë të enjte nga autoritetet shqiptare drejt Italisë, për të shkuar kështu në duart e drejtësisë italiane, e cila po merret thellësisht me grupin kriminal të Moisi Habilajt.

I njohur si “financieri” i Habilajve, Nezar Seiti u kap vitin e shkuar pas aksionit në tetor, ku në fshatin Babicë u arrit të kapej një sasi prej 4 tonësh kanabis, drogë e cila ishte fshehur nëpër bodrume dhe ishte në pronësi të grupit të Habilajve.

Droga ishte bërë gati për t’u trafikuar, pavarësisht se njëri ndër kokat e grupit (Moisi Habilaj) ndodhej në burgun e Italisë.

Seiti, sipas dosjes italiane, ka qenë person kyç dhe krahu i djathtë i Moisi Habilajt. Detyrat e tij ishin organizimi i transportit detar të drogës dhe ndarja e parave që fitohej nga shitja e saj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme