Fisnik Ismaili i ‘përshëndet’ reperat me një ‘diss

Përleshja e armatosur mes dy reperëve Cozman dhe Noizy, nuk ka mbet pa u komentua edhe nga Deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili.

Fisniki është mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe me këtë rast ai ka ndarë pak nga koha e tij dhe i ka kushtuar reperave një ‘diss’.

“O giliptera, që i thuni vetes repera, gangstera,

Mos u bani lahpera, si thmi t’kapt n’gilindera.

Ju as s’dini me repovatë, o të ngratë,

Folni n’t’thatë, ditë e natë, po fort po ju marr inat.

Kur p’i ngrehni dy vija e po nxjerrni alltija si thmija,

Keni ba kerre e shpija, a s’paguni tatime as për rroga t’mia.

E keni ba fet, po ju thotë qeky deputet,

Tuj ba pare let, me klika n’internet.

Bre bala, që shitni krala, e po bahni zdrala,

Qe, me nji status frymën jau ndala!

*drops microphone*”.

Vlen të theksohet se nga kjo përleshje është plaguar reperi i grupit OTR, ‘Varrosi’, ndërsa Cozman do të mbahet në polici për 48-të orë.