Flamujt e shqiptarëve të privilegjuar në Samitin e Sofjes |FOTO

Në ndërkohë që Samiti i Sofjes po vazhdon dhe aty po flasin liderët e shteteve evropiane, kanë nisur të dalin edhe fotografi nga ky organizim.


Pamja e fundit që vije nga kryeqyteti bullgar, është ajo me radhitjen e flamujve të disa prej shteteve anëtare, shkruan gazetametro.net.

Çka bie në sy, është radhitja e ‘privilegjuar’ e flamujve të Kosovës dhe Shqiprisë. Siç shihet në fotografi, flamuri shqiptar është vendosur menjëherë afër atij gjerman, ndërkohë që flamurit kosovar i është lënë vendi ngjitur me flamurin e BE’së.

Më larg flamujve kryesorë të këtij samiti, atij të BE’së dhe Gjermanisë, po qëndrojnë flamujt e shteteve fqinj. Pas atij të Shqipërisë vije flamuri boshnjak, ai kroat, malazias dhe krejt në fund ai serb.

Sidoqoftë, radhitja e flamujve në këtë mënyrë nuk dihet nëse ka qenë e rastësishme apo ka ndonjë mesazh në të. Mirëpo, siç vërehet nga fotografia, flamujt e BE’së dhe Gjermanisë janë vendosur në ‘vendin e madh’.

Ndryshe, Kosova pati mjaft probleme derisa siguroi një vend në këtë samit. Kundër e kishte, përveç Serbisë, edhe Spanjën e cila kushtëzoi pjesëmarrjen e saj me pjesëmarrjen e shtetit kosovar. BE’ja nuk ia vuri veshin kësaj kërkese të shtetit spanjoll./gazetametro.net.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme