Flamuri i Kosovës mbi atë të Serbisë, shikoni reagimin e medieve serbe

Kosova ka shënuar një sukses të madh në Grand Prixin e xhudos në Uzbekistan, duke fituar dy medalje të artë dhe një të argjendtë.

Ishte Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi që korën fitore në të gjitha përballjet, duke arritur deri te medaljet e arta.

I veçantë në Uzbekistan ka qenë suksesi i Distria Krasniqit, që bëri që flamuri i Kosovës të ngrihet mbi atë Serbisë, me garuesen serbe që fitoi vetëm medaljen e bronztë.

Flamuri i Kosovës mbi atë Serbisë në këtë garë, ka marrë vëmendjen edhe të medieve serbe, me ‘Kurir’ që nuk po mundet të pajtohet me këtë realitet.

“Realitet i vrazhdë… Serbia dhe Kosova së bashku në podiumin fitues”, shkruan media serbe ‘Kurir’, përcjell ‘lajmi.net’.

Përveç suksesit të Distria Krasniqit dhe Majlinda Kelmendit, në Uzbekistan medalje mori edhe Nora Gjakova.

Lini Një Koment