Flet eksperti i IT, tregon ç’po heqë pas sulmeve nga hakerët serbë

Institucionet e Kosovës ditëve të fundit kanë qenë cak i sulmeve kibernetike të organizuar nga Sebia dhe Bosnja Hercegovina


Burimet e Metros kanë mësuar se hakerët serbë në bashkëpunim me ata të Bosnjës kanë tentuar të ndërhyjnë dhe sulmojnë posten elektronike zyrtare të Institucioneve të Republikës së Kosovës, me theks të veçantë zyrtarëve diplomatike (posta elektronike rks-gov.net).

E pas tërë këtyre ngjarjeve, ka reaguar edhe eksperti i IT, Hekuran Doli me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Doli në postimin e bërë ka thënë se po kalon kohët më të vështira në karrierën e tij.

Më poshtë e keni postimin e plotë të ekspertit të IT:

“Per ndryshe miq, keto dite po jetoj kohet me te veshtira te karrieres time profesionale. Ne dy ditet e fundit po ballafaqohemi me sulmin kibernetik me te madh me te cilin jam ballafaqu ndonjehere ne karriere, pavaresisht se kam mendu se kam pa gjithecka ne kete aspekt. Sic po verehet, Kosova eshte ne lufte kibernetike. Fatmiresisht deri ne kete moment po mbahemi mire, nuk e di cka ndodhe ne minutat ne vijim. 

Botes online, dhe pasojave te sulmeve te tilla mund edhe te mos i kushtoni rendesi, mirepo permes botes online po lekunden shtetet me stabile. Hiç me large, shikoni kah Franca. Ne kemi shume me pak kapacitete intelektuale dhe financiare, por shpresoj qe fati dhe mbeshtetja te jete ne anen tone,”. /GazetaMetro/

Lini Një Koment