Flet vëllai i të vrarit në Lagjen e Spitalit: Shkrepnin plumba si me gjuajt në kukulla

E gjithë përleshja filloi për kockat e betonit të vendosura në shkallët e lokalit nga Naim, Miftar dhe Bashkimi, dhe përfundoi me vrasjen e këtij të fundit dhe Mufail Rafunës, i cili shkoi për t’i larguar ato.

Sipas Naim Mehmetit, të cilit iu vra vëllai, e gjithë kjo filloi me fajin e familjes Rafuna.

Pasi Mufaili kishte marrë armë dhe kishte qëlluar në këmbë Naim Mehmetin, ky i fundit shkoi dhe mori armën AK 47, por që u ndal nga një polic i Kosovës.

Duke sqaruar ngjarjen, ai thotë se Mufail Rafuna ka shkrepur plumba sikur po gjuan në kukulla apo në trajnime me armë.

Kujtojmë se dy persona mbeten të vdekur nga kjo përleshje me armë, ndërsa një tjetër po lufton me jetën në QKUK.

Lini Një Koment