Flet vëllai i Vasfije Krasniqit

Nafi Krasniqi, vëllai i Vasfije Krasniqit, ka thënë që motra e tij e ka pasur gjithmonë mbështetjen e familjes pas rastit të rëndë që i ka ndodhur.

Vasfije Krasniqi e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë theu heshtjen duke folur hapur për përvojën e saj të hidhur si pasojë e krimit që është kryer mbi të.

Vasfija në moshën 16 vjeçare u dhunua seksualisht nga forcat paramilitare serbe gjatë luftës në Kosovë.

“Ne si familje kemi qenë gjithmonë të gatshëm për t’u ballafaquar por kanë qenë rrethanat ato që kanë ndikuar që ne të mos mund të shprehemi”.

“Sa i përket Vasfijes të cilën ne e thërrasim Buqe ajo ka pasur gjithmonë mbështetjen e familjes dhe e kemi ditur se një ditë do flasë për shkak se nuk ja ka vlejtë me mbulu krimin që ka ndodhur”, tha ai për Klan Kosovën.

Krasniqi ka thënë që pas këtij rrëfimi ka pasur vetëm reagime pozitive nga njerëzit.

“Sa i ppërket reagimeve tashmë në rrjete sociale ka pasur reagime të shumta ku të gjitha kanë qenë pozitive për veprimin e Buqes, pasë njerëz në rrugë të cilët janë ndalur për ta përshëndetur dhe përqafuar”, theksoi ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme