Fondacioni i miliarderit Bloomberg investon 20 milionë dollarë në luftën kundër duhanit

Fondacioni i miliarderit dhe ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Michael Bloomberg publikoi sot emrat e organizatave të përzgjedhura për të drejtuar STOP, një OJQ me një fond prej 20 milionë dollarë, për të denoncuar praktikat mashtruese të industrisë së duhanit.

Universiteti Bath (Britani e Madhe), Qendra Botërore për menaxhimin e mirë në luftën kundër duhanit (Tajlandë) dhe Bashkimit ndërkombëtar kundër tuberkulozit dhe sëmundjeve të mushkërive (Paris) do të drejtojnë kolektivisht një grup global të ri të monitorimit të industrisë së duhanit. STOP (Stop organizatat dhe produktet e duhanit).

Ky grup do të publikojë raportet investigative që zbulojnë ”strategjitë mashtruese” të industrisë së duhanit dhe do të ofrojë mjete dhe materiale trajnimi për vendet me të ardhura të pakta apo të mesme për të luftuar varësinë ndaj duhanit.

Michael Bloomberg, ambasadori botëror i OBSH-së për sëmundjet jo të transmetueshme dhe themelues i ”Bloomberg Philanthropies” u shpreh se STOP do të mbrojë konsumatorët duke evidentuar manovrat e errëta të industrisë së duhanit, përfshirë marketingun që ka në fokus fëmijët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme