Formacioni i mundshëm i Kosovës kundër Çekisë

Kombëtarja e Kosovës sot do të zbresë në fushën e stadiumit ‘Fadil Vokrri’, në ndjekje të ëndrrës së madhe, që dërgon në Kampionatin Evropian.

‘Dardanët’ me fillim nga ora 15:00 takohen me Çekinë, në përballjen e vlefshme për kualifikimet Euro 2020.

Edhe pse Kosova përballet me mungesa të mëdha si Arbër Zeneli, Milot Rashica dhe Hekuran Kryeziu, prurjet e fundit dhe cilësore në këtë ekip, kanë bërë që të ‘Dardanët’ të rritet konkurrenca, dhe të ekzistojnë mundësitë për gjetjen e zëvendësuesve.

Në portë për Kosovën pritet të startojë Aro Muric, ndërsa mbrojtja do të rreshtohet me Vojvodën, Rrahmanin, Alitin dhe Hadërgjonajn.

Në mesfushë do të jenë Voca dhe Halimi.

Zhegrova, Celina, Bernard Berisha dhe Vedat Muriqi, do të udhëheqin pjesën ofensive.

Lini Një Koment