Formacioni i Serie A me lojtarët më të mirë mbi 34 vjet (Foto)

Sakte.net / e Hënë 19 Shtator / 12:32

Eksperienca mbi të gjitha, kjo është ‘moto’ e shumë klubeve, posaçërisht e atyre në Serie A.

Klubet e mëdha ia besojnë themelet e skuadrës gjithmonë lojtarëve me një karrierë të madhe.

Në Serie A ka shumë lojtarë ‘të vjetër’, por të cilët janë shembull se mosha në disa raste është vetëm numër.

Më poshtë keni formacionin (3-4-1-2) në Serie A me lojtarët mbi 34 vjet.

1. Gianluigi Buffon – 38 vjeç

Numri 1 i Juventusit dhe i Kombëtares së Italisë duket se nuk dëshiron të largohet pa e fituar një herë Ligën e Kampionëve.

2. Andrea Barzagli – 35 vjeç

Erdhi te Juve si një lojtarë në vlerë gjysmë milioni, por shumë shpejt u bë kyç në mbrojtjen e Zonjës së Vjetër.

3. Paolo Cannavaro – 35 vjeç

Sassuolo është pjesë e Ligës së Evropës këtë sezon dhe eksperienca e tij është një pikë kyçe për klubin italian.

4. Emiliano Moretti – 35 vjeç

Mosha për atë vazhdon të jetë numër, këtë e tregon më së miri në paraqitjet e tij me fanellën e titullarit te Torino.

5. Cristian Raimondi – 35 vjeç

Idol i tifozëve të Atalantës, pavarësisht 35 viteve në supe ai vazhdon të mos ndalet në krahun e djathtë. Nuk e quajnë kotë tifozët ‘CR77’.

6. Giuseppe Vives – 36 vjeç

Kapiteni i Torinos vazhdon të jetë një ankth për kundërshtarët në mesfushë.

7. Giulio Migliaccio – 35 vjeç

Një mesfushor i ndërtuar i gjithi në muskuj, vazhdon të jetë në mesin e udhëheqësve të Atalantas edhe këtë sezon.

8. Patrice Evra – 35 vjeç

Një jetë si kampion te Manchester Unitedi, por ai vazhdon të jetë protagonist te Juventusi. 

9. Francesco Totti – 39 vjeç

Mjafton emri i tij për të kthyer entuziazmin e tifozëve. Fanella e Romës për atë është një lëkurë e dytë. Totti vazhdon të merr duartrokitje nga tifozët që nga dita e parë.

10. Massimo Maccarone – 37 vjeç

Bomber historik i Empolit, pavarësisht moshës i vazhdon të jetë një sulmues klasi.

11. Sergio Pellissier – 37 vjeç

Emri i Sergio Pellissier shkon përsosmërisht me Chievon.